Αναρτήσεις

Προβολή αναρτήσεων από Σεπτεμβρίου 15, 2016

Kohës kur robëruan zogjtë – Baladë nga Roula Triandafilou / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Εικόνα
Posted on September 14, 2016 https://atunispoetry.com/2016/09/14/kohes-kur-roberuan-zogjte-balade-nga-roula-triandafilou-shqiperoi-vasil-cuklla/



Baladë nga  Roula Triandafilou
Kohës kur robëruan zogjtë

Kohës, kur lumenj fjalëshumta
Kufijtë prekën, të detit
Dhe heshtuan
Kohës, kur vitet u fosilizuan
Aty ku ngrin edhe gjaku
Ku dielli pjek frymë dhe shtëpitë përdhese
Ku, lemëzuar, gjethedridhet dita
Dimrit të të bardhave statuja
Aty ku vet balta plumbon…
Rrethuar nga hije
U linda
Pëshpërimë ere, në mes kallamishtash
E vetmja pemë
Mes malesh të lartë ku trishti pikon
Qielli
Dy frymyme – ajër. Dy heshtje – shi
Në kohë të ngërthyra si të ishte dje
Dhe unë zog robinë
U linda…


Shqipëroi: Vasil Çuklla